Qyteti

Veliaj: Duhet të përdorim më shumë autobuset dhe biçikletat, që të çlirohet trafiku

Veliaj: Duhet të përdorim më shumë autobuset dhe
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, tha se qytetarët duhet të inkurajohen që të përdorin sa më shumë transportin urban dhe biçikletën, në mënyrë që të çlirohet trafiku.

“Në Tiranë, vetëm 20-25% e njerëzve kanë makinë, por perdorin 90% të aseteve publike, që janë rrugët. Si mundet që 25% e miletit të perdorin 90% të pronës se qytetit? Duhet të kuptojmë që çdo njeri që është në biçikletë nuk i ka marrë rrugë askujt, sepse mund të ishte me makinë dhe mund ta bënte trafikun më të gjatë se tani. Çdo shofer duhet të ndihet i lumtur për dikë që shkon me biçikletë në punë dhe t’i gëzohet korsive të biçikletave sepse do të thotë se dikush i iku korsise se makinave për të të liruar ty trafikun. Ky propozim na ka ardhur nga ekspertet gjermane te GIZ dhe KFW - nga njerëz që e kanë kuptuar se qytetet e projektuara 100 vite përpara, me këto akse dhe këto rrugë, kaq mund të mbajnë. Nëse nuk inkurajojmë sa më shumë njerëz që të përdorin autobusin dhe biçikletën apo të ecin në këmbë, nuk do kemi një çlirim të trafikut. Pyetja këtu është se çfarë do bëjë secili për nesh? Secili prej nesh jep një kontribut. Nga 5 segmente që do bëjë në ditë, 2-3 i ben në këmbë ose më biçikletë ose me autobus, sesa të shkojë nga kafja në kafe me makinë”, u shpreh Veliaj.

Tiranapost.al