Qyteti

Urbanët në Tiranë vishen me flamurin ukrainas

Urbanët në Tiranë vishen me flamurin ukrainas

Transporti urban në Tiranë është solidarizuar me Ukrainën e cila prej 5 ditësh ndodhet nën sulmin ushtarak të Rusisë.

Në fotot e postuara nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shihen mjetet e transportit urban të linjës Kombinat-Kinostudio që kanë vendosur në pjesën e përparme flamurin e Ukrainës.

"Autobusët në Tiranë", shkruan Veliaj në Twitter.