Qyteti

Tregu i gjelave në Baldushk, Veliaj ftesë qytetarëve: "Nëse blini një gjel, ndihmoni një familje; të gjitha produktet bio i gjeni në Tiranë"

Tregu i gjelave në Baldushk, Veliaj ftesë qytetarëve:

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë e njohur për rritjen e tyre. Ai u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës, që gjelin e detit, i cili shndërrohet në një nga pjatat kryesore në darkën e ndërrimit të viteve, ta marrin në Baldushk, edhe si një mënyrë për të kontribuar në ekonominë lokale.

"Kur dikush blen gjelin e vitit të ri në Baldushk ka ndihmuar një familje, ndihmon që fëmijët e vegjël të shkojnë në shkollë, ndihmon një pensionist apo një familje, që të rregullojë shtëpinë pas tërmetit, të vërë një çati a të blejë një elektro-shtëpiake", u shpreh Veliaj.

Ftesa e tij për qytetarët është që të blejnë dhe konsumojnë produktet bio që gjenden në zonat e Tiranës.

Tregu i gjelave në Baldushk, Veliaj ftesë qytetarëve:

"Ftesa për banorët është: Blini gjel të freskët nga Baldushku. Është më i miri në vend! Për gjelin e Baldushkut vijnë qytetarë edhe nga qytete të tjera. Duke blerë dhe konsumuar produkte lokale keni ndihmuar edhe ekonominë vendase. Në Tiranë gjeni jo vetëm gjelin e Baldushkut, por edhe vajin e Ndroqit, verën e Lundrës - tavolina e fundvitit mund të mbushet vetëm me produkte 0 km - pra, nga qarku i Tiranës, ku ka një pafundësi ofertash bio. Kështu ndihmon realisht një familje, që i përkushtohet jashtëzakonisht kësaj pune", tha Veliaj.

Tregu i gjelave në Baldushk, Veliaj ftesë qytetarëve:

Në fund kreu i bashkisë shtoi se është një lajm i mirë që natën e ndërrimit të viteve Tirana do jetë e hapur për të festuar, pasi është hequr ora policore. Por, ftoi të gjithë shqiptarët që të vaksinohen në mënyrë që të rihapemi plotësisht.

Tregu i gjelave në Baldushk, Veliaj ftesë qytetarëve:

Tregu i gjelave në Baldushk, Veliaj ftesë qytetarëve:

Tiranapost.al