Qyteti

Tirana në sytë e fëmijëve, të vegjlit “pushtojnë” Parkun Rinia

Tirana në sytë e fëmijëve, të vegjlit

Kjo ishte një e dielë krejt ndryshe për fëmijët e kopshteve të Tiranës. Sot Parku Rinia ishte më i mbushur se kurrë me zërat e fëmijëve, që iu bashkuan nismës “Tirana në sytë e fëmijëve", një mundësi që fëmijët të shprehnin me duart e tyre se si e shikojnë ata të ardhmen e qytetit ku jëtojnë.

Tirana në sytë e fëmijëve, të vegjlit

Nismës që ka udhëtuar nëpër të gjitha njësitë administrative të kryeqytetit, iu bashkua sot edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Tirana në sytë e fëmijëve, të vegjlit

“Të gjitha edukatoret, kujdestaret, psikologët, kuzhinieret, pastrueset, rojet, të gjithë ata që na ndihmojnë çdo mëngjes kur kalojmë rrugën, të gjithë ata që sigurohen që kopshtet tona funksionojnë siç duhet, meritojnë një duartrokitje sot. Çerdhet dhe kopshtet tona janë kthyer në historinë më të bukur të suksesit në Tiranë. Pa ndihmën e secilit prej jush, sot nuk do t’i kishim kopshtet model, që na i ka zili gjithë Shqipëria”, tha Veliaj.

Tirana në sytë e fëmijëve, të vegjlit

Ai i siguroi prindërit për vëmendje maksimale nga ana e bashkisë për përkujdesjen e fëmijëve në kopshte, duke filluar nga ushqimi gjer te aktivitetet sportive.

Tirana në sytë e fëmijëve, të vegjlit

Fëmijët dhe prindërit e tyre ndoqën dhe koncertin festiv ku protagonistë kryesorë ishin vetë të vegjlit.

Tirana në sytë e fëmijëve, të vegjlitTirana në sytë e fëmijëve, të vegjlitTirana në sytë e fëmijëve, të vegjlit