Qyteti

Tirana ndez Dritat e Festave në një vit të paprecedentë

Tirana ndez Dritat e Festave në një vit të paprecedentë

Jemi në mes të pandemisë së koronavirusit, por Tirana këtë mbrëmje ndezi dritat e festave dhe Pemës në qendër të qytetit. Çdo vit dritat janë ndezur me datë 6 dhjetor, por duket se njerëzit kanë nevojë për atmosferë festive më shumë se kurrë më parë, pas një viti nga tërmeti fatal dhe pandemia e koronavirusit. Ndezja e dritave këtë vit iu la 10 fëmijë, aq sa lejohet numri e personave që mund të grumbullohen por me kujdes nga transmetimi i virusit.

Tirana ndez Dritat e Festave në një vit të paprecedentë

Në videon live, kryebashkiaku Veliaj tha se ky ka qenë një vit i pazakontë, megjithatë: Duhet të japim mesazhe shprese të një Tirane që nuk përkulet, të një qyteti që ecë përpara, të një komuniteti që bëhen bashkë si në ditët e vështira ashtu dhe në ditët e gëzimit.

Tirana ndez Dritat e Festave në një vit të paprecedentë

Erion Veliaj:'Ka qenë një vit pazakontë, ndoshta viti më i vështirë në historinë 100-vjeçare të Tiranës kryeqytet. E megjithatë jeta vazhdon, e megjithatë dielli lind çdo mëngjes, e megjithatë pas vështirësive ne çohemi sërish në këmbë për të ecur përpara. Ndaj, këtë fundvit duhet të merrnim një vendim, nëse do të vazhdonim me festën, nëse do të vazhdonim me zbukurimin e qytetit, nëse do të vazhdonim me harenë dhe vendosëm që “po” .

Për hir të fëmijëve, për hir të atyre që nuk kanë bërë asnjë mëkat dhe që meritojnë të gëzojnë edhe këtë fundvit. Unë e di që ky vit prej tërmeteve, prej pandemisë ka qenë shumë i vështirë për shumë familje. Disa kanë humbur shtëpinë, disa kanë humbur të afërmit e tyre, disa të tjerë janë ende duke vuajtur pasojat e COVID-it ose duke u përballur në frontin e parë të kësaj beteje.

E megjithatë duhet të japim mesazhe shprese të një Tirane që nuk përkulet, të një qyteti që ecë përpara, të një komuniteti që bëhen bashkë si në ditët e vështira ashtu dhe në ditët e gëzimit. Prej protokollit të pandemisë shumë aktivitete janë ndaluara, shumë tubime, shumë festa, shumë organizime me njerëz janë gjithashtu të ndaluara.

Kjo është arsyeja pse sot sheshit “Skëndërbej” në këtë ndezje të dritave të festave ua kemi lënë 10 vogëlushëve, sa është numri që lejohet në çdo aktivitet.

Shumë gjëra janë ndaluar këtë fundvit, por nuk është ndaluar dashuria, nuk është ndaluar mirësia, nuk është ndaluar bamirësia, nuk është ndaluar solidariteti. Ndaj duhet të gjejmë kurajo për t’u ngritur bashkë përtej vështirësive për t’i qenë pranë atyre që kanë nevojë ose për të inkurajuar ata që edhe këtë fundvit do të jenë në frontin e parë të betejave tona të rëndësishme si pandemia apo i gjithë procesi i rindërtimit. Gëzuar festat'

Tirana ndez Dritat e Festave në një vit të paprecedentë

Tirana ndez Dritat e Festave në një vit të paprecedentë

Tirana ndez Dritat e Festave në një vit të paprecedentë