Qyteti

Tirana mbyll vitin si 'Kryeqyteti Europian i Rinisë', Veliaj: Ditët më të mira i kemi përpara! 

Tirana mbyll vitin si 'Kryeqyteti Europian i Rinisë', Veliaj:

Tirana mbylli sot vitin si “Kryeqyteti Europian i Rinisë”. Në një ceremoni me të rinjtë në Pallatin e Kongreseve, stafeta për vitin 2023 i kaloi qytetit Lublin në Poloni. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se për Tiranën po mbyllet një vit i rëndësishëm, por nis një tjetër po aq i rëndësishëm, viti i “Qytetit Europian të Sportit”.

Tirana mbyll vitin si 'Kryeqyteti Europian i Rinisë', Veliaj:

“Teksa po reflektoja se çfarë ishte ky vit për mua, kuptova se disa gjëra kanë shumë rëndësi: Ëndrrat kanë shumë rëndësi. Ne ëndërronim të ishim anëtarë të Këshillit të Sigurimit dhe Shqipëria sot është anëtare e Këshillit të Sigurimit. Ne ëndërronim që një ditë Shqipëria të ishte vendi më i avancuar, një nga vendet që ka bërë më shumë progres, duke menduar prej nga e nisëm dhe ja ku jemi, përpara 2 ditësh, Shqipëria dhe Tirana ishin epiqendra e Europës, shtëpia e madhe e Samitit BE-Ballkani Perëndimor,” u shpreh Veliaj.

Tirana mbyll vitin si 'Kryeqyteti Europian i Rinisë', Veliaj:

Ai kujtoi edhe një prej aktiviteteve më të mëdha sportive këtë vit në Tiranë, siç ishte Uefa Conference League.

“Ëndrrat kanë rëndësi, por fillimisht duhet të ëndërrosh. Ne duhet të punonim fort që të realizonim ëndrrën tonë, që Tirana të ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë. Ishte ëndërr për ne që një finale e UEFA-s të ndodhte në Tiranë, siç ishte ajo e Conference League. Ishte ëndërr për ne që një ditë të zgjidheshim Qyteti Europian i Sportit dhe ëndrrat kanë rëndësi sepse vetëm ëndërrimtarët ngrihen nga llumi, ngrihen nga këneta, ngrihen nga moçali, mendojnë gjërat e bukura, që duan të arrijnë, i realizojnë ato dhe kur ia mbërrijnë, janë histori suksesi, siç ishte Tirana jonë,” vijoi Veliaj.