Qyteti

Stacionet, autobusët, çmimi dhe përgjigjet e çdo pyetje që mund të kesh për Linjën e re 'Go Green' të urbanit në Tiranë

Stacionet, autobusët, çmimi dhe përgjigjet e çdo pyetje

Në një video të gjatë kryebashkiaku i Veliaj prezantoi ambientet e autobusëve të rinj në Tiranë. Linja më e re do të jetë "Go Green", pra do të fuksionojë me bateri deri në 25 km/h dhe më pas do të hyjë në përdorim gazi.

Stacionet, autobusët, çmimi dhe përgjigjet e çdo pyetje

Stacionet, autobusët, çmimi dhe përgjigjet e çdo pyetje

Sa autobusë janë?

Kjo është flota e parë. 19 mjete janë deri tani. 25 do jenë brenda fundit të vitit.

Cfarë është hibrid?

Akumulatori karikohet automatikisht. Pothuajse gjatë gjithë ditës, brenda qytetit funksionon me baterinë.

Stacionet, autobusët, çmimi dhe përgjigjet e çdo pyetje

Stacionet, autobusët, çmimi dhe përgjigjet e çdo pyetje

Sa vende janë?

Një pjesë janë fizarmonikë. Kanë një kapacitet pak më të reduktuar. 80 vetë kapaciteti. Të tjerët janë autobusë normale.

Akset?

Nga Astiri, Dritan Hoxha, Rruga e Dibrës, spitali nënë Tereza, spitali i fëmijëve, nga shqiponja tek pallati me shigjeta, në unazë. Pra në të dy anët, por një hark më i madh sesa unaza.

Stacionet, autobusët, çmimi dhe përgjigjet e çdo pyetje

Kur do të hyjë në përdorim?

Brenda muajit gusht.

Do njihet aboneja?

Do funksionojë si çdo linjë. Me abone linje, studenti, të përgjithshme dhe kartat e invaliditetit. Pra me të njëjtën kosto.

“Me shoferët si jemi? Se me cigare, me telefon në vesh nuk duhet. Krijon edhe trafikun ashtu.” Tha në fund të bashkëbisedimit Veliaj duke e thënë theksin në një nga problematikat e linjave aktuale, tek shërbimi për të cilin njerëzit ankohen.

Edhe bluza që Veliaj kishte veshur i dedikohej pikërisht mbrojtjes së planetit.