Qyteti

Sot ‘Dita pa makina’. Këto janë rrugët në Tiranë ku ndalohet qarkullimi

Sot ‘Dita pa makina’. Këto janë rrugët në

Nga ora 08:00 e mëngjesit dhe deri në orën 14:00 disa rrugë të Tiranës do të jenë të bllokuara. Në to do të ndalohet qarkullimi i automjeteve dhe do të lëvizet vetëm në këmbë, ose me biçikletë. Në kuadër të “Javës Europiane të Lëvizshmërisë” kufizimi i automjeteve do të jetë i kufizuar.

Rruga “Luigj Gurakuqi”, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Xhorxh Bush” deri në sheshin “Avni Rustemi”.

Rruga “Kostandin Kristoforidhi” deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi”

Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.

Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme:

Rruga “Xhorxh Bush” – Rruga -Barikadave”

Rruga “Hoxha Tahsim”,- “Rruga “Tefta Tasho Koço”

Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan – Qendër- do të devijojë në sheshin “Avni Rustemi” dhe do të stacionohet pranë tij.

Mund t`i bashkohesh kësaj dite dhe ta lësh makinën në shtëpi edhe nëse nuk të bie rruga në këto segmente!