Shpronësohen pronarët e Sarajeve të Toptanëve, Veliaj: U sqarua njëherë e mirë kush e ruan e kush e djeg për politikë trashëgiminë e Tiranës
Dy muaj pasi iu vu zjarri qëllimisht, qeveria ka aprovuar shpronësimin e Sarajeve të Toptanëve dhe kjo godinë tashmë do të përdoret për artin dhe kulturën.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përshëndetur këtë vendim duke theksuar se tashmë u sqarua njëherë e mirë kush e ruan e kush e djeg për politikë trashëgiminë e Tiranës.
“Besoj u sqarua njëherë e mirë kush e ruan e kush e djeg për politikë trashëgiminë e Tiranës. Tani të ecim përpara për ta kthyer në një Muze të Kryeqytetit që kujton historinë e ndërtesës dhe trashëgiminë e Tiranës sonë”, shkruan Veliaj.
Dy muaj më parë u tentua djegia e qëllimshme e Sarajeve të Toptanëve, monument kulture i kategorisë së parë. Pas vendosjes së zjarrit, për të parandaluar që ky skenar të përsëritet, u mor vendimi që Sarajet e Toptanëve, monument kulture, të ruhej dhe të kthehej muze. Kryebashkaiku Veliaj siguroi në atë kohë se pavarësisht tentativave për të djegur këtë pasuri, ajo do të mbrohej dhe për t’u ruajtur si trashëgimi e vendit tonë.
Besoj u sqarua njehere e mire kush e ruan e kush e djeg per politike trashegimine e Tiranes. 🏯
— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) October 22, 2021
Tani te ecim perpara per ta kthyer ne nje Muze te Kryeqytetit qe kujton historine e nderteses dhe trashegimine e Tiranes sone! 🎠@CityOfTirana ❤️ #EYC2022 🇦🇱 https://t.co/HjjeH5O595
Tiranapost.al.Z.B