Qyteti

Shpallet projekti fitues i Tirana Multifunctional Center, Veliaj: Javën tjetër hapim garën për Teatrin e Ri Kombëtar

Shpallet projekti fitues i Tirana Multifunctional Center, Veliaj: Javën
“Mount of Tirana” projekti fitues i studios projektuese Cebra

Sot u zhvillua publikisht Konkursi Ndërkombëtar mes 5 studiove të arkitekturës, për një ndërtim të ri në Tiranë. “Cebra” u shpall studio fituese me projektin "Mount Tirana".

Shpallet projekti fitues i Tirana Multifunctional Center, Veliaj: Javën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se qendra e re do të kompletojë kurorën rreth sheshit “Skënderbej”.

Shpallet projekti fitues i Tirana Multifunctional Center, Veliaj: Javën

“Do të ketë disa hapësira, jo vetëm për zyra, por edhe për rezidencë, hoteleri dhe argëtim, që do të kompletojë kurorën rreth sheshit “Skënderbej”, ashtu siç ka qenë plani francez origjinal, në përputhje me kërkesat gjithmonë e në rritje të një qyteti që këtë vit është Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe vitin tjeter, me shprese do të jetë Kryeqyteti Europian i Sportit”, tha Veliaj.

Shpallet projekti fitues i Tirana Multifunctional Center, Veliaj: Javën

Ai tha se pati nje diskutim të gjatë mes anëtarëve të jurisë për zgjedhjen e fituesit. “Unë jam te pjesa e politikës, prandaj sot nuk ndërhyra sepse nuk do të doja që ne që nuk jemi profesionistë të flisnim me ekspertizë për gjëra që nuk janë të fushës sonë. Në këtë vend jemi mësuar me gjithologë, ku një analist flet edhe për COVID-in, edhe për tërmetin, edhe për arkitekturën, është bërë pak bajat”, tha Veliaj.

Shpallet projekti fitues i Tirana Multifunctional Center, Veliaj: Javën

Kreu i Bashkisë dha edhe lajmin se javën e ardhshme do të hapet gara për Teatrin e Ri Kombëtar. “Ne javën tjetër do të hapim garën për Teatrin e Ri Kombëtar, projekt nga Bjarke Ingles Group”, tha Veliaj.

Shpallet projekti fitues i Tirana Multifunctional Center, Veliaj: Javën

Juria ishte e përbërë nga Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, si dhe një grup arkitektësh të mirënjohur si Pablo Bofill, Stefano Boeri, Filippo Innocenti, Freek Persyn, të cilët vlerësuan propozimet mbi projektin Tirana Multifunctional Center.