Qyteti

Rama për inçeneratorin e Tiranës: Nuk është një projekt i përfunduar. S`e shihni që jetoni në një qytet pa plehra?!

Rama për inçeneratorin e Tiranës: Nuk është një

Në konferencën për shtyp, kryeministrin Rama sqaron se procesi i administrimit të mbetjeve ka disa faza dhe ajo e krijimit të implantit për transferimin e mbetjeve në energji, është faza e fundit fare.

“Procesi fillon që nga mbledhja, deri tek trajtimi dhe pastaj transferimi në energji. Ky proces nuk ka filluar, por nuk ka lidhje me atë që paguajmë ne. Ne, çdo vend, çdo bashki, çdo subjekt, për të evaduar mbetjet dhe për t`i çuar në një vend ku ato nuk qëndrojnë në hapësirë ku digjen apo hidhen në lum dhe helmojnë dynjanë, siç ishte dje. Po kur ato trajtohen me të gjitha kriteret e higjienës sanitare, duhet të paguash. Ka dy rrugë: o paguajnë qytetarët nga taksat e tyre, o subvencionon shteti. Çdo ton ka çmimin e tij. Çmimi për ton i Tiranës është çmimi më i ulët në Rajon dhe Europë. Kjo është e vërteta. Çfarë është kjo, atje s`kishte incenerator? Sepse atje është një projekt në vazhdim. Nuk është një projekt i përfunduar. Po ndërkohë në atë zone mblidhen të gjitha mbetjet e s`ka tym, zjarre, helme. Në momentin kur do të ndërtohet edhe impianti i transformimit të mbetjeve, në energji, do të jetë hallka përfundimtare. A ka shërbim apo s`ka shërbim? A ka mbledhje mbetjesh? A është Tirana sot një nga qytetet më të pastra në Shqipëri nuk diskutohet. A e shikoni që të gjithë e vlerësojnë për pastërtinë e saj? Po ku shkojnë këto plehra?”, tha Rama.