Pse ja vlen të kthehesh në Qytet Studenti dhe të mos paguash qeranë e rritur në kryeqytet

Ndërsa qeratë në kryeqytet janë bërë të papërballueshme për studentët, shumë prej tyre po zgjedhin të jetojnë në rezidencat studentore në Qytetin Studenti.
Tarifa mujore varion nga 4500-5500 Lekë, dhe është i të përfshirë uji dhe dritat.
Algerti një student në vit të dytë tregon për Klan se prej 2 vitesh ka zgjedhur të jetojë në rezidencën studentore.
“Arsyeja financiare është një nga më kryesoret për shkak se shtëpitë me qira kanë arritur çmime marramendëse dhe mund të themi diçka tek 400-600 Euro minimum në muaj dhe është pothuajse e pamundur për një student të jetojë në shtëpi me qera me këtë ekonomi. Kam qëlluar me një të afërmin tim, një shok që kam pasur nga gjimnazi, kështu që akomodimi është shumë familjar pasi njihemi prej shumë kohësh.”
Sipas drejtoreshës së këtyre rezidencave, Anila Shehu tashmë pothuajse të 22 godinat janë rezervuar nga studentët.a
“Konviktet që janë më të preferuar për studentët nuk ka më vende, ndërsa në konviktet e reja ende kemi disa vende të lira për studentët djem. Brenda gjithë konvikteve të reja është konceptuar si brenda një familjeje. Nyja sanitare brenda në dhomë, lavanderia në katin përdhe, salla e internetit ku ka mbi 30 kompjutera janë në raport me numrin e studentëve që jetojnë në konvikt, kemi sallën e studimit”, tha ajo për Klan.