Qyteti

Producenti amerikan, Angelo Doc Velasquez vlerëson Tiranën si qytetin më të sigurt për turistët

Producenti amerikan, Angelo Doc Velasquez vlerëson Tiranën si qytetin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim producentin amerikan, Angelo Doc Velasquez i cili vjen në kryeqytetin shqiptar për festivalin “Kënga Magjike”. Veliaj në shenjë mirënjohjeje i dhuroi artistit amerikan, “Kullën e Sahatit të Tiranës”.

Producenti amerikan, Angelo Doc Velasquez vlerëson Tiranën si qytetin

Producenti tha se Shqipëria ka talente të jashtëzakonshme, ndërsa theksoi se Tirana është një qytet shumë i sigurt, sidomos për turistët.

“Ka shumë talente në Shqipëri. Ju donit që të flisja për çmimet Grammy, por Shqipëria duhet të ketë çmimet e saj Grammy. Talenti është këtu dhe unë madje, iu thashë këtyre djemve se, duke parë disa prej talenteve, do paguaja për t’i parë disa nga ato performanca në SHBA. Talenti është njësoj, duhen vetëm të kenë mundësitë. Tirana është më i sigurt se qyteti im! Unë mendoj se ky qytet është i mrekullueshëm, mikpritja e njerëzve, dhe kudo që kam shkuar e kam ndjerë këtë. Gjëja më e rëndësishme, si turist, është të ndihesh rehat dhe i sigurt, dhe ndihem që jam i mirëpritur në shumicën e vendeve që shkoj. Sepse në SHBA, ka vende ku shkoj dhe nuk ndihem i mirëpritur. Ndërsa këtu, unë ndjej vërtetë energjinë, ndjej pozitivitet dhe ndjej shumë, shumë dashuri dhe pasion”, u shpreh Doc.