Lajmin për hapjen e Piramidës në Tetor e ka konfirmuar kryebashkiaku Erion Veliaj, teksa ishte në një nga kopshtet e reja që ju shtuan këtë vit Tiranës, “Hojëzat” që ndodhet në Njësinë 8, afër shkollës Kiço Blushi.
Kopshti i ri vjen me një infrastrukturë moderne arsimore, me kapacitet për 120 fëmijë. Ky është kopshti i 50-të që hapet në kryeqytet.
"Më vjen mirë që bashkë me kryeministrin dhe me kujdesin e tij të posaçëm, muajin tjetër do të hapim një tjetër qendër për fëmijë si Piramida e Tiranës. A kemi hapësira të reja ku fëmijët mund të mësojnë kompjuter? Patjetër që kemi, por duke u dhënë atyre hapësirën më të madhe të qendrës së qytetit, tregojmë se për fëmijët kemi pronën më të mirë dhe mësimdhënien më unike, që lidhet me punët e së ardhmes. Kur pas fjalimeve, fjalët i kthen në vepra, ke dhënë provën se vërtet beson te ky projekt”, vijoi më tej ai.