Qyteti

Përmirësimi i cilësisë së ajrit në Tiranë, Veliaj: Falë nismave të gjelbra dhe trefishimit të biçikletave

Përmirësimi i cilësisë së ajrit në Tiranë,

Cilësia e ajrit në Tiranë është përmirësuar ndjeshëm. Mjafton të shihni çdo aplikacion që shfaq cilësinë e ajrit në një qytet të caktuar, për të kuptuar se sot Tirana e ka ajrin më të pastër, edhe se shumë prej qyteteve të rajonit.

Gjatë prezantimit të flotës së autobusëve elektrikë në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj solli si shembull aplikacionin e njohur “Il Meteo”, për të ilustruar se përmirësimi i cilësisë së ajrit ka ardhur falë nismave të gjelbra, ulja e përdorimit të makinës, rritjes së përdorimit të biçikletës, që është trefishuar vitet e fundit, apo futja e mjeteve elektrike.

Përmirësimi i cilësisë së ajrit në Tiranë,

“Kam hapur aplikacionin ‘Il Meteo’, që thotë: cilësia e ajrit në Tiranë “mirë” dhe “shumë mirë”. Ende s’jemi super. Hapni të njëjtin aplikacion, ose një aplikacion të ngjashëm, dhe shikoni një qytet tjetër - Podgoricën, Sarajevën, Beogradin ose Shkupin, - janë si dita me natën me Tiranën. Në qoftë se më përpara tabela e cilësisë së ajrit ishte e kuqe, sot është e gjitha e gjelbër. Por, unë besoj se kjo aleancë që kemi krijuar sot, është për të shkuar nga mirë dhe shumë mirë, në shkëlqyeshëm. Besoj fort se vetëm duke u bazuar te shkenca, te faktet dhe te kjo aleancë, mund ta çojmë më përpara këtë ambicie që kemi për qytetin e Tiranës, ku në fakt është dhe gjysma e ekonomisë së Shqipërisë dhe popullsisë së vendit,” u shpreh Veliaj.

Për të arritur në këtë nivel të ajrit në Tiranë, Veliaj tha se duhet hequr dorë nga përdorimi i makinës për distanca të shkurtra dhe të panevojshme.

Përmirësimi i cilësisë së ajrit në Tiranë,

“Sipas statistikave, sot në Tiranë kemi rreth 200 mijë makina. Janë të njëjtat akse që kemi prej 102 vitesh në Tiranë. Pyetja është: A po i përdorim siç duhet? Matjet tona tregojnë se 50% e lëvizjeve të automjeteve në Tiranë janë për distanca më pak se 1 km. Një pjesë e madhe e përdorin makinën për të blerë bukë ose për të shkuar në kafe. E kuptoj se me modernizimin e qytetit rritet standardi i jetesës, por më thelbësore është pyetja për çfarë i ndërtojmë qytetet, për njerëzit apo për makinat?”, tha Veliaj.

Tiranapost.al