Qyteti

Video/ Përmbysi vetë karrocën me produktet e bahçes! E vërteta e të moshuarës tek Rruga e Durrësit

Video/ Përmbysi vetë karrocën me produktet e bahçes! E

Të vjen keq kur sheh një grua të moshuar që në zhegun e vapës del të shesë produkte te bahçes në rrugë. Pamjet e djeshme që qarkulluan në disa media ku shihej e moshuara para karrocës me perimet e rrëzuara perdhe në trotuarin e Rrugës së Durrësit ngjallën emocion.

Dje u raportua si një incident i Policisë Bashkiake me gruan e moshuar ku sipas medias policët i kishin rrëzuar përdhe pas kërkesës për largim nga troturari, produktet.

Edhe pse në Tiranë ka tezga bosh, ka një tendencë të ‘ fshatarëve shitës ambulant’, që ende preferojnë trotuarët dhe nuk pranojmë që të shesin në tezga.


Por sot, një video e publikuar nga Newsbomb tregon pjesën që nuk u dha dje. Gruaja e moshuar në nervozizëm me kërkesën e Policisë Bashkiake që i kanë kërkuar të lirojë trotuarin dhe të shesë në Treg, në vendndodhjen e caktuar nga bashkia, ka përmbysur karrocën e saj e inatosur.

Megjithë keqardhjen dhe emocionet që shkaktojnë këto ngjarje, aty ku ka rregulla duhen zbatuar. Të paktën këtë dëgjojmë të predikohet e thuhet çdo ditë nga të gjithë politikanët: zbatimin e ligjit!