Qyteti

Për punëtorët që s`i vëmë re!

Për punëtorët që s`i vëmë re!

Sot, në Ditën e Çlirimit kur shkollat, bankat e gjithë administrata është pushim, kur disa shijuan mëngjesin me shi, nga shtrati, të tjerë njerëz dolën me nxitim nga shtëpia. Një prej tyre është në këtë foto të shkrepur në Tiranë, tek Zogu i Zi.

Për punëtorët që s`i vëmë re!

Ka veshur pardesynë portokalli me vija fosfori që e bën të dallueshëm në ditët gri e që e mbron nga shiu dhe po largon prej bankinave gjethet e vjeshtës, për t`i hapur rrugën ujit të shkojë në vendin e tij. Kështu makinat nuk spërkatin kalimtarët e as kalimtarëve, atyre të tjerëve që si ai vrapojnë për në punë, apo atyre që do shijojnë ditën e pushimit, nuk do u duhet të kapërcejnë pellgjet.

Në ditën kur kujtojmë dëshmorët e Çlirimit, kujtohemi se ka heronjtë e saj edhe kjo kohë.