Qyteti

Pas 'Fan Nolit', një tjetër rrugë në New York do të marrë emrin 'Skënderbeu'

Pas 'Fan Nolit', një tjetër rrugë në New York do

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj është takuar në SHBA me Kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shprehet se ndihet krenar që tashmë një nga rrugët e këtij qyteti mban emrin “Fan Noli”, ndërsa shumë shpejt një rrugë tjetër do të marrë emrin “Skënderbeu”.

“I lumtur të takoja një mik të mirë, kryebashkiakun energjik të Nju Jorkut, Mayor Eric Adams!

Nju Jorku është një qytet ku kam jetuar dhe e dua fort - është shtëpia e shumë shqiptarëve të suksesshëm.

Jam krenar që njëra nga rrugët e qytetit mban emrin “Fan Noli”, e tepër i emocionuar që një rrugë tjetër do të marrë emrin “Skënderbeu” - shenjë e vërtetë e lidhjes sonë të veçantë”, shkruan Veliaj.

Pas 'Fan Nolit', një tjetër rrugë në New York do

Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryebashkiaku Erion Veliaj është takuar edhe me aktivistin shqiptaro-amerikan Mark Gjonaj.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj vlerëson rolin e Gjonajt si një aktivist të paepur të kauzës sonë për bashkim e përfaqësim në diasporë.

“Gjithmonë bekim i madh takimi me vëllanë tim, Mark Gjonaj
- një aktivist i paepur i kauzës sonë për bashkim e përfaqësim në diasporë.
Krenar për rolin e tij, për rrugën “Fan Noli” e së shpejti “Skënderbej”, në New York City.