Qyteti

Pallatet që po rindërtohen në Kombinat pas tërmetit, përfundojnë në 2025-ën

Pallatet që po rindërtohen në Kombinat pas tërmetit,

Lagjja e re në Kombinat do të ofrojë kushte të përshtatshme dhe bashkëkohore për strehimin e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, duke shërbyer, po ashtu, si një qendër urbane me apartamente cilësore, objekte arsimore etj. Veliaj, që inspektoi punimet sot, tha se do të jenë gati në vitin 2025.

Pallatet që po rindërtohen në Kombinat pas tërmetit,

“Qëllimi është të bëjmë një punë për së mbari! Na duhet që të shkojmë te mbi 1 mijë apartamente për ta mbyllur përfundimisht historinë e tërmetit dhe për t’u siguruar që viti buxhetor 2024-2025 është viti kur ne i japim fund një prej dramave më të mëdha, të cilën nuk e shkaktoi qeveria e bashkia, por natyra dhe mënyra si tërmeti solli shumë dëmtime. Pyetja është: jo si rrëzohemi, por sa shpejt dhe si ngrihemi. Në kohë rekord prej 5 vitesh dhe me një ngritje cilësore, me këto apartamente nuk fillon vetëm një shtëpi e re, fillon një jetë e re, një komunitet i ri dhe një lagje e re për Kombinatin tonë”, tha Veliaj.

Pallatet që po rindërtohen në Kombinat pas tërmetit,

“Ka një vit e gjysmë që kur u zhbllokuan ato gjyqe të mallkuara, kur na ‘ziheshin duart dhe këmbët’ me parti politike, që nuk kanë bërë ndonjë punë në jetë, përveçse të pengojnë të tjerët. Kur ne lejohemi të punojmë mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme dhe shumë shpejt. Kjo është diferencë shumë e madhe mes dy botëve dhe mes dy mënyrave si e shohim politikën. Disa e shohin si mjet për bllokim, ne të tjerët e shohim si mjet për të bërë punë. Kjo është arsyeja pse Kombinati na votoi mbi 60% dhe kjo është arsyeja pse në kohë rekord, prej asaj vote u prodhua një rezultat kundër asaj politike të vjetër. Kur shikon Ilir Metën që vjen dhe proteston te Bashkia e Tiranës, duke puthur duart e atyre që bllokonin punimet, duhet të kujtojmë një gjë: Jargët e Ilir Metës do thahen, ndërsa këto pallatet këtu, do mbeten”, u shpreh Veliaj.

Në këtë zonë janë parashikuar të ndërtohen objekte banimi me 6 dhe 8 kate. Zona do të ketë sheshe urbane ndërthurur me banesa, pedonale dhe rrugë për biçikleta, ndërkohë që ndërtimi i banesave do të jetë i gërshetuar edhe me ndërtimin e objekteve arsimore.