Qyteti

Nis në vjeshtë funksionimi i 3 linjave të shpejta të transportit publik

Nis në vjeshtë funksionimi i 3 linjave të shpejta të

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar pas një takimi me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, Niels Annen, se këtë vjeshtë do të nisë në Tiranë funksionimi i 3 linjave të shpejta të transportit urban.

“Kemi rënë dakord me GIZ-in dhe KFW që të fillojmë sistemin e transportit publik të shpejtë. Për këtë dua të falenderoj qeverinë gjermane, ambasadën gjermane, skuadrën tonë të GIZ-it dhe KFW-së, sepse kemi pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm për ta sjellë deri në këtë pikë dhe tani duhet të fillojmë ta zbatojmë,” u shpreh Veliaj, duke shtuar se ky projekt do të nisë këtë vjeshtë.

Nis në vjeshtë funksionimi i 3 linjave të shpejta të

Një tjetër projekt i rëndësishëm që nënvizoi kryebashkiaku është edhe ai i rindërtimit të konvikteve.

“Ndihma juaj e çmuar për konviktet na e bën më të lehtë edhe këtë mënyrë dinjitoze të trajtimit të studentëve që vijnë në Tiranë, fillimisht si studentë nga një qytet tjetër dhe pastaj bëhen rezidentë permanentë dhe janë pjesë e kontingjentit të talentit që ka ky qytet dhe që mban ekonominë e qytetit tonë kaq të fortë,” tha Veliaj.

Sekretari i shtetit gjerman, nga ana e tij, tha: “Jemi vërtet të impresionuar nga drejtimi juaj. Unë mendoj që ju keni treguar disa aspekte të rëndësishme të përditshmërisë suaj, që rrisin qëndrueshmërinë dhe japin një kontribut për synimet që kemi vendosur,” shpreh Niels Annen.