Qyteti

Nis “Këmbëkryq me Ndërkombëtarët”; Ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf bisedon me të rinjtë

Nis “Këmbëkryq me Ndërkombëtarët”;

Startoi dje “Këmbëkryq me Ndërkombëtarët” një format diskutimi që sjell para të rinjve përfaqësues të lartë të Ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare në Shqipëri, për të folur “këmbëkryq”.

I ftuari i parë i këtij formati ishte Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri z Peter Zingraf. Në një bisedë miqësore me të ta, z. Zingraf foli mbi eksperiencën e tij në Shqipëri si ambasador dhe si qytetar, u tregoi të rinjve sa shumë e do Shqipërinë ai dhe bashkëshortja e tij, si i kalojnë ata fundjavat duke ecur e njohur me shtigjet dhe malet e vendit tonë. Kur u pyet se cilat janë gjërat që i pëlqejnë më shumë nga Shqipëria ai përmendi natyrën dhe ushqimin si dy gjërat kryesore.

Gjatë bisedës ai tregoi se si para 4 vitesh kur sapo kishte ardhur në detyrë, i kërkoi një këshillë Ambsadorit të Suedisë në Shqipëri i cili po mbyllte mandatin e tij. Këshilla që mori prej tij ishte “Fol sa më shumë më të rinjtë” dhe vetë Zingraf tha jam munduar ta ndjek këtë këshillë gjatë këtyre viteve ndaj dhe jam sot me ju gjithashtu, edhe pse së shejti do të mbyll mandatin tim në Shqipëri. Ai thekso rëndësinë e të rinjve në një vend si Shqipëri dhe zhvillimin që ata kanë sjellë e sjellin cdo ditë në shoqëri.

Zingraf u pyet nga të rinjtë mbi eksperiecat më të bukura në Shqipëri, mbi lidershipin dhe se si mund të bëhesh një lider i mirë, mbi sfidat e të qenit Ambasador, mbi marrëdhëniet me familjen dhe mbështetjen e tyre gjatë misionit të tij si Ambasador, etj.

Ky format diskutimesh ka si qëllim ti “zhveshë” këta figura nga pozicioni i tyre zyrtarë e ti sjellë ata para të rinjve si individë, si njerëz dhe qytetarë.

Ky projekt implementohet nga organizata Qendra për Ekselencë Destiny (DCE) në bashkëpunim me Kongresin Rinor Kombëtar dhe Bashkinë Tiranë, për programin Tirana EYC 2022.