Qyteti

Nga vijat e bardha, tek policët. Masat shtesë pranë çdo shkolle në Tiranë për sigurinë e nxënësve

Nga vijat e bardha, tek policët. Masat shtesë pranë çdo

Edhe këtë vit, Bashkia e Tiranës ka marrë masat për të rritur sigurinë e nxënësve. Në disa foto të publikuara nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, shfaqen punonjës të Policisë Bashkiake përpara çdo shkolle, në të gjitha njësitë administrative për të ndihmuar nxënësit dhe qytetarët që të kalojnë të sigurtë në vijat e bardha në rrugë dhe pranë kryqëzimeve.

Nga vijat e bardha, tek policët. Masat shtesë pranë çdo

“Kolopuçaaa gati për në shkollë? Ju na bëni krenar me 10-ta dhe ne, së bashku me Policinë Bashkiake, jemi pranë jush për t’u kujdesur çdo ditë”, shkruan Veliaj.

Nga vijat e bardha, tek policët. Masat shtesë pranë çdo

Gjithashtu, pranë shkollave të kryeqytetit është vendosur sinjalistikë e re dhe janë kryer vijëzimet e reja për të rritur sigurinë për nxënësit.