Ndizen dritat e pemës festive edhe te Kalaja e Tiranës

E Mërkurë 7 Dhjetor 2022, 19:34
TiranaPost
Pas Sheshit Skënderbej, mbrëmjen e sotme dritat festive të pemës së Krishtlindjeve janë ndezur edhe te Kalaja e Tiranës.
Kryebashkiaku Veliaj, i cili së bashku me një grup fëmijësh ndezën dritat e pemës së Kalasë tha se në çdo lagje të Tiranës do të ketë atmosferë festive këtë fundvit.
“Siç e dini ne kemi filluar në të gjithë Tiranën të ndezim dritat. I ndezëm te sheshi “Skënderbej”, sot jemi këtu tek Kalaja, pastaj do jemi te Pazari, pastaj te Parku i Liqenit, që të sigurohemi që të gjitha lagjet e Tiranës kanë festë,” tha Veliaj.