Qyteti

Zgjatet orari i linjës së Unazës. Transport falas për Krishtlindje

Zgjatet orari i linjës së Unazës. Transport falas për

Festa e Krishtlindjeve vjen me dy lajme të mira nga ana e Bashkisë së Tiranës për qytetarët të cilët përdorin transportin publik.

Të gjithë ata që e nisin punën në orën 06:00 dhe e mbyllin në orën 23:00 do të kenë mundësinë të përdorin urbanët e ‘Green Line’. Për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve, linja e Unazës do të zgjasë orarin e shërbimit, duke nisur nga ora 05:30 deri në orën 23:30.

Gjithashtu me rastin e Krishtlindjeve, është menduar një ‘dhuratë e vogël’ për të gjithë qytetarët e Tiranës. Të gjithë ata që do të duhet të lëvizin me autobus përqark unazës në datën 25 dhjetor nuk do të paguajnë lekë.

Zgjatet orari i linjës së Unazës. Transport falas për

Prej disa muajsh në kryeqytet ka nisur nga puna, “Linja e parë e Gjelbër” ose e njohur ndryshe si #TiranaGreenLine nga ana e Bashkisë së Tiranës. Futja e një linje të re unazore, me 66 stacione dhe 24 autobusë hibridë brenda këtij viti, e rendisin Tiranën ndër kryeqytetet avangardë të Europës, që përdorin mjete transporti që nuk ndotin mjedisin.

Tiranapost.al