Qyteti

Kryebashkiaku Veliaj zbulon detaje se ç'do të ndodhë natën e ndërrimit të viteve

Kryebashkiaku Veliaj zbulon detaje se ç'do të ndodhë
I ftuar në emisionin e pasdites "Ditë pas dite" me Fjodora Fjorën në RTSH 1, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zbuloi disa detaje se çfarë do të ndodhë mbrëmjen e ndërrimit të viteve në kryeqytet.

Kryebashkiaku Veliaj zbulon detaje se ç'do të ndodhë

"Ne kemi prenotuar fishekzjarret, kemi prenotuar artistët më të mirë në vend për ndërrimin e viteve në Tiranë. Ndërkohë kemi dhe fishekzjarret, thjesht duhet të rakordohemi me qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë që ajo natë të lejohet. Por ne gjithsesi do të kemi një festë në Tiranë në fundin e vitit, sigurisht për të pritur Tiranën që është Kryeqyteti Europian i Rinisë për 2022-shin. Dhe ndërkohë nga data 1 janar ne do të fillojmë nga aktivitetet, pra ne do të kemi një vit me rreth 1 mijë aktivitete.", beri me dije kryebashkiaku Veliaj.