Qyteti

Kopshti Zoologjik po transformohet. Gati për fëmijët më 1 Qershor, Veliaj: I rrit dhe vlerën pronës

Kopshti Zoologjik po transformohet. Gati për fëmijët më 1

Kopshtit Zoologjik do të bëhet me mur 2.50 metra nga niveli i tokës, mbi të cilin montohen kangjella 0.8 m të larta.

I gjithë muri do të vishet me gjelbërim dhe pemë. Vizita në Kopshtin Zoologjik do të jetë një aktivitet që zgjat përgjatë gjithë ditës, ku përfshihen zona pikniku përgjatë itinerareve të lëvizjes, hapësira të gjelbra të lira nga strukturat dhe të veçuara për familjarë e fëmijë.

Krahas këtyre, në kopsht janë të shpërndara kënde lojërash për ta bërë sa më të pasur eksperiencën për fëmijët dhe prindërit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga deputetja Mimi Kodheli inspektuan sot ecurinë e punimeve. Veliaj tha se Kopshti Zoologjik do të mirëpresë vizitorë duke nisur nga Qershori.

Kopshti Zoologjik po transformohet. Gati për fëmijët më 1

“Tani që po afron 1 Qershori do jetë një surprizë fantastike për fëmijët. Pastaj faza e dytë do jetë Kopshti Botanik gjithashtu në Njësinë 13. Kemi bërë tre basenet, ka mbaruar parkingu, ka mbaruar rrethimi i ariut, po bëjmë shtëpizat e vogla. Kanë mbaruar klasat ku do të mësojmë kujdestarët e rinj të Kopshtit Zoologjik, auditori i fëmijëve ku do kenë mundësi të bëjnë edhe një klasë në natyrë pra të dalin nga rutina e shkollës, por të kenë mundësi që të mësojnë duke parë mënyrën sesi menaxhohet një Kopsht Zoologjik, sesi respektohen kafshët. Besoj që për Njësinë 13 do jetë një bizhu dhe të qenit më shtëpi te Kopshti Zoologjik”, sqaroi Veliaj.

Kopshti Zoologjik po transformohet. Gati për fëmijët më 1

Me përfundimin e punimeve në Kopshtin Zoologjik, zona do kthehet në një bizhu për Tiranën dhe do rritet ndjeshëm vlera e pronës.

“Do të kemi vendosur një standard edhe në Ballkan se çfarë do të thotë të punosh me cilësi, me estetikë, me kujdes, ndaj gjësë së gjallë, si ndaj njerëzve, si ndaj kafshëve. Edhe diçka që jam i bindur, ka filluar, por do shkojë deri në fund, do shtojë vlerën e të gjithë pallateve dhe të gjithë banesave në këtë zonë. Është padyshim një nga zonat më të lakmuara të Tiranës, po pasi të mbarojë Kopshti Zoologjik dhe Botanik, jam i sigurt që vlera e pronës, si për të majtë si për të djathtë do rritet, në një mënyrë që e kemi parë edhe tek Bulevardi Zogu I, edhe tek Pazari i Ri, edhe tek liqeni”, përfundoi Veliaj.

Ndërsa kandidatja për deputete të Partisë Socialiste për Tiranën, Mimi Kodheli komplimenti kryebashkiakun Veliaj për punën e realizuar.