Arena Kombëtare, ose Stadiumi Air Albania u rindërtua në tokën e stadiumit të vjetër Qemal Stafa, por shumë më i madh, me standarde të tjera dhe me më shumë se një qëllim.
Stadiumi i ri u projektua nga Casamonti, arkitekti të cilin kryebashkiaku Veliaj e quaj unik dhe sot ka postuar edhe foto me të, duke shkruar:
“Në Tiranë, me arkitektin unik, Marco Casamonti⭐️, autori i stadiumit tonë të bukur, Air Albania🏟.
Si shumë projekte të Rilindjes Urbane - sheshi, pazari, liqeni, bulevardi, unaza - edhe stadiumi u sha dhe u përfol pa pushim!
Sot që është kthyer në qendër të vëmendjes, a mos ka ardhur koha që ne shqiptarët të mos pengojmë njëri-tjetrin, por të përveshim mëngët për punë dhe progres?”
Krijuar nga Casamonti, struktura e stadiumit është një formë e veçantë shumëfaqëshe (tetë-këndor) në mënyrë që secila palë të lejojë hyrjen në pjesët e tjera te ndara. Në një cep të strukturës së stadiumit është një kullë e gjatë 112 metra (24 kate), e cila aktualisht është kulla më e lartë në Shqipëri.
Kulla është në funksion të zyrave apo dyqaneve si një qendër e madhe biznesi dhe tregtare.
Kurse ngjyrat kuqezi janë qartësisht të kuptueshme. Njësoj si flamuri.
Ndeshja e parë zyrtare në Air Albania Stadium u luajt midis kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Francës. Sot do të luhet finalja e parë Europiane mes Romës së Italisë dhe Feyenoord të Holandës.