Qyteti

FOTO/Nga politika në kulinari, Rama merr leksione nga picajolët napoletanë

FOTO/Nga politika në kulinari, Rama merr leksione nga picajolët

Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur ditën e sotme me leksione kulinarie nga picajolët e famshëm napoletanë mbërritur nga Italia enkas për Javën Italiane të Kulturës në Festivalin e Pizza Village organizuar në Sheshin “Italia” në Tiranë.

FOTO/Nga politika në kulinari, Rama merr leksione nga picajolët

Teksa po vizitonte së bashku me ministren e Kulturës Elva Margariti stendat e ngritura në fshatin e improvizuar të picave napolitane, Rama i është bashkuar picajolëve në përgatitjen e picave në shesh të cilat u servirën më pas për qytetarët që zgjodhën të vizitojnë këtë hapësirë italiane për një mbrëmje në kryeqytetin shqiptar.

FOTO/Nga politika në kulinari, Rama merr leksione nga picajolët

“Ky është një program që duam ta kthejmë në një traditë e në këtë herë të parë, Italia është kampione për numrin e aktiviteteve të organizuara. Ju them të gjithëve që të marrin kalendarin, ta shijojnë këtë javë të kulturës italiane ku sigurisht pica është një nga aktivitetet dhe një nga emblemat e kulturës italiane, por ka muzikë, ka art, ka balet, ka filma, ka evente mbi librin e spektakle që janë jashtë në natyrë, kështu që shpresoj që të gjithë të gjejnë pak kohë e të gjejnë arsye për ta ndjekur këtë javë të kulturës italiane ku janë të përmbledhura në një buqetë shumë nga ato që janë të pafundme që e karakterizojnë këtë kulturë”, u shpreh Rama.

FOTO/Nga politika në kulinari, Rama merr leksione nga picajolët

Festivali Pizza Village vjen në Tiranë pas të njëjtit organizim në New York. Ditën e nesërme në shesh do të jenë më të vegjlit ata që do të marrin kurse nga picajolët napoletanë.

FOTO/Nga politika në kulinari, Rama merr leksione nga picajolët