Qyteti

Foto/ Familja Dervishi në Petrelë futet në shtëpinë e re, Veliaj-Ramës: 1500 të tjera në Tiranë janë në proces

Foto/ Familja Dervishi në Petrelë futet në shtëpinë e

Familja Dervishi, në fshatin Stërmas të Petrelës, sot u fut në shtëpinë e re, pasi e vjetra u prish nga tërmeti një vit më parë.

Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj i dorëzuan dokumentet e shtëpisë së re, duke përmbyllur kështu, të gjitha rindërtimet e shtëpive të goditura nga tërmeti i 21 shtatorit.

Foto/ Familja Dervishi në Petrelë futet në shtëpinë e

Foto/ Familja Dervishi në Petrelë futet në shtëpinë e

Kryebashkiaku Veliaj tha se aktualisht në Tiranë janë 1500 shtëpi në proces rindërtimi dhe mbi 1000 familje do ta festojnë Vitin e Ri në strehën e re, ndërkohë që deri në pranverë thuajse të gjitha banesat individuale do të jenë përfunduar.

“Pjesa më e madhe e shtëpive do të përfundojnë para Vitit të Ri. Nuk kemi lënë asnjë familje pas. Në total, në Tiranë janë në proces rindërtimi 1500 shtëpi”, tha Veliaj.

Foto/ Familja Dervishi në Petrelë futet në shtëpinë e

Familja Dervishi falenderoi Bashkinë e Tiranës për vëmendjen e treguar që në momentet e para pas tërmetit dhe gjer në dorëzimin e çelësit të banesës së re. Rindërtimi po vazhdon me po të njëjtin ritëm si në Tiranë, ashtu edhe në zonat e tjera të vendit.

Në njoftimin e Bashkisë thuhet se rindërtimi i shtëpive, i infrastrukturës së përbashkët dhe urbanizimi i lagjeve, ka krijuar një mundësi për t’i transformuar zonat rurale dhe për t’i integruar ato me zhvillimin ekonomik dhe social të zonave urbane.

*Tiranapost.al