Qyteti

Ermal Meta mban fjalën e dhënë, dhuron një kamion me vegla muzikore për Shtëpinë Rozalba dhe Casa Betania

Ermal Meta mban fjalën e dhënë, dhuron një kamion me vegla

Këngëtari mban fjalën e dhënë fëmijëve që nuk zhvillonin dot kurse muzikore.
Ashtu siç kishte premtuar gjatë vizitës për koncertin e tij në Shqipëri në muajin shtator, këngëtari Ermal Meta ka dhuruar një kamion me vegla muzikore për dy shtëpitë e fëmijës, Shtëpinë Rozalba dhe Casa Betania, dy strehëza për të mitur që kanë nevojë për mbështetje. Artisti i mirënjohur shqiptar dhe i suksesshëm edhe në Itali ku e ka zhvilluar karrierën e tij muzikore, iu ka kthyer kështu buzëqeshjen dhjetëra fëmijëve në këtë prag festash të fundvitit përmes gjestit të tij human.

“Çfarë mund të themi para një mrekullie të tillë përveç një faleminderit me gjithë zemër! Faleminderit që u ktheve! Na duket akoma një ëndërr! Faleminderit që na dhurove buzëqeshjen tënde plot dashuri! Faleminderit për të gjitha instrumentet muzikore që na solle! Për ne do të kishte qenë e pamundur t'i blinim. Sot, falë teje, ato instrumenta janë pasuria jonë e çmuar. Të premtojmë që herën tjetër do të na gjesh duke luajtur violinën, kitarën, pianon, klarinetën dhe të gjitha instrumentat e tjera,” shkruan me anë të një mesazhi në rrjetet sociale Shtëpia Rozalba e cila ndodhet në Gjadër të Lezhës.

Këngëtari Ermal Meta, i cili shoqërohej edhe nga ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci, ka mbajtur kështu fjalën e dhënë ndaj fëmijëve që u nevojiteshin vegla muzikore dhe pajisje për kurset që ofrojnë Shtëpitë e Fëmijës.

Ermal Meta mban fjalën e dhënë, dhuron një kamion me vegla

Ermal Meta mban fjalën e dhënë, dhuron një kamion me vegla

Ermal Meta mban fjalën e dhënë, dhuron një kamion me vegla