Qyteti

Brenda hotelit më të ri në Tiranë Marriott! Liderët e Europës do të jenë miqtë e parë

Brenda hotelit më të ri në Tiranë Marriott! Liderët e

I ngritur në qendër të qytetit të Tiranës pranë Arenës Kombëtare, Tirana Marriott Hotel është gati për të pritur miqtë e parë në ambientet e luksit që brandi i njohur hotelier botëror ka sjellë edhe në kryeqytetin tonë.

Brenda hotelit më të ri në Tiranë Marriott! Liderët e

Ata që do të akomodohen të parët do të jenë liderët europianë dhe krerët e Ballkanit Perëndimor në Samitin e parë që do të mbahet në Tiranë, në datën 6 Dhjetor.

Brenda hotelit më të ri në Tiranë Marriott! Liderët e

Hapësirat e mëdha të hotelit, së bashku me restorantin e quajtur “Terra” me kuzhinë mesdhetare të kombinuar me atë tradicionale shqiptare, The Great Room, e suitat moderne janë gati të mirëpresin personalitet që do vizitojnë Tiranën në fillim të muajit të ardhshëm.

Brenda hotelit më të ri në Tiranë Marriott! Liderët e

Kryebashkiaku Veliaj postoi ditën e sotme edhe një video nga ky hotel.

Brenda hotelit më të ri në Tiranë Marriott! Liderët e

“Pas gjithë kësaj pune qëndron Idajeti, njeriu i punëve ikonike️. Kjo ndërtesë, veçse një krenari turistike, do jetë dhe një hapësirë punësimi për të rinjtë”, theksoi Veliaj.