Qyteti

Betohet Përparim Rama sot. Veliaj, një mesazh për kryebashkiakun e vjetër dhe një urim për të riun

Betohet Përparim Rama sot. Veliaj, një mesazh për kryebashkiakun

Përparim Rama është betuar sot si Kryetari i ri i Bashkisë së Prishtinës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar kolegun e tij të ri për marrjen e detyrës, duke mos lënë mënjanë në status as kryebashkiakun e vjetër Shpend Ahmetin. Madje duke e nisur me këtë të fundit, për ta përmbyllur me Përparim Ramën dhe sot nis zyrtarisht detyrën.

Betohet Përparim Rama sot. Veliaj, një mesazh për kryebashkiakun

“Shpend Ahmeti e transformoi Prishtinën në një vend funksional, të pastër, plot jetë - thënë troç, e vendosi në hartën e qyteteve moderne. Bravo mik! Sot e merr stafetën, miku ynë i përbashkët Përparim Rama për ta çuar akoma më tej punën e nisur! Suksese dhe të priftë e mbara”, shkruan Veliaj.