Qyteti

Asnjë i pastrehë nuk i kaloi në rrugët e Tiranës këto netë të ftohta

Asnjë i pastrehë nuk i kaloi në rrugët e Tiranës

Ditët e ftohta dhe të acarta që kanë përfshirë vendin mund të jenë fatale për njerëzit që sot nuk kanë as një strehë të ngrohtë. Në qytetin e Tiranës punonjësit e Bashkisë të cilët ndodhen në terren edhe gjatë orëve të vona të mbrëmjes, kanë ndihmuar sërish qytetarë që situata të ndryshme i kanë detyruar të kalojnë natën jashtë.

Asnjë i pastrehë nuk i kaloi në rrugët e Tiranës

Asnjë i pastrehë nuk i kaloi në rrugët e Tiranës

Asnjë i pastrehë nuk i kaloi në rrugët e Tiranës

Asnjë i pastrehë nuk i kaloi në rrugët e Tiranës

Të paktën 4 persona janë strehuar mbrëmë në qendrat sociale të kryeqytetit, ku përveç strehës kanë gjetur edhe ushqim të ngrohtë dhe ambient social. Të katër qytetarët ndodhen në një prej qendrave sociale të hapura pikërisht për njerëzit që ndodhen në situatë rruge.

Bashkia e Tiranës ka ngritur në të gjithë qytetin disa qendra sociale ku përveç një vakti të ngrohtë, ata marrin edhe të gjithë kujdesin e punonjësve social si dhe nëse është e nevojshme edhe vizitat mjekësore. Qendrat sociale kontaktojnë më pas edhe me familjarët e personave që ndodhen në situatë rruge për t’i rivënë në kontakt.