Qyteti

Asfaltohet një tjetër rrugë në Tiranë, Veliaj: Po punojmë në 60-70 kantiere paralele

Asfaltohet një tjetër rrugë në Tiranë, Veliaj: Po

Në Tiranë asfaltohet edhe një rrugë tjetër që lehtëson lëvizjen e qytetarëve dhe sjell rregull në lagje. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi punën në orët e mbrëmjes, tha se ky është një investim i rëndësishëm që lidh dy rrugë: “Mihal Grameno” me “Bako Dervishaj”, e cila më pas del me një kalim te zona e Thesarit për t’u bashkuar me Rrugën e Elbasanit.

Asfaltohet një tjetër rrugë në Tiranë, Veliaj: Po

“Kemi edhe një degëzim tjetër nga Qyteti Studenti, edhe ajo një rrugë që kishte nevojë për ndërhyrje. Ky degëzim po bëhet me investim kapital të prokuruar nga Bashkia e Tiranës. Xhepat e pallateve që përfshin ky aks po bëhen nga ndërmarrja jonë e asfaltit. Qytetarët duhet të na mirëkuptojnë. Në momentin që flasim po punojmë në 60-70 kantiere paralele në Tiranë. Edhe në shtëpi, kur ndërrojmë një pllakë, i biem kuzhinës cep më cep. Edhe në qytet, për sa kohë po punojmë në gjithë këto kantiere, do duhet të na jepet mirëkuptim derisa t’i kryejmë këto punë”, tha Veliaj.

Asfaltohet një tjetër rrugë në Tiranë, Veliaj: Po

Kryebashkiaku shtoi se së shpejti në Njësinë 2 do ndërtohen edhe dy shkolla të reja, duke e çuar kështu në 7 numrin e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve në zonë. “Më vjen mirë që për zonën janë duke u kryer disa investime të tjera në infrastrukturën arsimore. Sa kemi rënë dakord me qeverinë që të marrim ish Spitalin e Arabit në Sauk, i lënë pas dore që në vitet ‘90, pa u bërë kurrë spital, për ta kthyer në një shkollë 9-vjeçare për Saukun. Në anën tjetër të rrugës, po te ai rreth rrotullim, ku ka qenë parkingu i Policisë Ushtarake dhe sot është oborri i madh i Akademisë së Rendit, do të ndërtojmë gjimnazin. Pra, do operojmë siç kemi bërë edhe në lagje të tjera, ku do të kemi afër edhe shkollën 9-vjeçare me parashkollorin dhe një kopësht, edhe gjimnazin, që fëmijët të mos bëjnë vara-vingo”, theksoi Veliaj.

Asfaltohet një tjetër rrugë në Tiranë, Veliaj: Po