20 rrugë të Tiranës marrin për pak orë emrat e 20 grave të vrara nga burrat e shtëpisë

E Premte 14 Janar 2022, 13:44
TiranaPost
Disa aktivistë të Kolektivit Feminist në Tiranë kanë ndërmarrë gjatë natës një aksion sa prekës, aq edhe ndërgjegjësues. 20 tabela në rrugët e Tiranës morën për pak orë emrat e grave të dhunuara e më pas të vrara nga bashkëshortët e tyre, vëllezërit, ish-partnerët.
20 emra, 20 histori të përshkruara me një rresht dhe 20 jetë të prera në mes. Të gjitha përgjatë vitit 2021. Të vrara nga patriarkaliteti, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në emigrim.
Sipas Kolektivit Feminist, vrasja e grave dhe dhuna me bazë gjininë, nuk janë çështje private, por shoqërore dhe politike. Janë çështje që na prekin të gjithëve. Qoftë edhe vetëm duke parë këto foto.
Tiranapost.al