Qyteti

170 pemë i shtohen Tiranës nga disa studentë dhe nxënës

170 pemë i shtohen Tiranës nga disa studentë dhe nxënës

Studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe nxënës e mësues të shkollave të Farkës, mbollën 170 pemë të reja në Parkun e Liqenit të Farkës.

“Sot kam 170 mirënjohje për 170 pemët që çunat e gocat e Farkës dhe ata të Universitetit Bujqësor kanë mbjellë në këtë hapësirë, që po transformohet në mënyrë të paimagjinueshme. Këtë pranverë, përveç se të presim sythat e parë të këtyre pemëve, do të presim edhe hapjen e parkut të madh të Farkës. Është një park më i madh se i Liqenit të Tiranës. E di që për ata që kanë parë transformimin e Liqenit të Tiranës, mendojnë se ai është një ndër parqet më të bukur në Ballkan, por parku i Farkës do jetë edhe më i bukur. Ka vërtet një investim cilësor, por mbi të gjitha është edhe një hapësirë më e madhe”, tha Veliaj, i pranishëm.

170 pemë i shtohen Tiranës nga disa studentë dhe nxënës

Në fund Veliaj bëri një ftesë të hapur:

“Mbill edhe ti një pemë dhe Tirana bëhet më e gjelbër, falë edhe asaj pemës që ka mbjellë secili prej nesh. Ftesa për të gjithë është: Të shash është kollaj, të marrësh një lopatë është pak më e vështirë, se do pak përgatitje, do një planifikim, do edhe sigurisht ca shoke shoqe, që të bëni një aksion mbjellje. Jam shumë i inkurajuar që planin tonë për të mbjellë 2 milionë pemë deri në vitin 2030 e kemi thuajse në mes, kështu që shumë shpejt, besoj në javët ardhshme, ne do kapim shifrën e një milionë pemëve të evidentuara”, përfundoi Veliaj.

170 pemë i shtohen Tiranës nga disa studentë dhe nxënës

Tiranapost.al