Aktualitet

Pushohet çështja ndaj Admir Murataj, zyrtarisht i pajetë

Pushohet çështja ndaj Admir Murataj, zyrtarisht i pajetë

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pushuar çështjen ndaj njërit prej grabitësve të Rinasit, një ngjarje e ndodhur me datë 9 prill 2019. Admir Murataj, i menduar si organizatori i grabitjes u qëllua pas një përplasje me policinë, pasi bashkë me grupin e tij tentuan të largoheshin pasi vodhën shumën e 6 milionë eurove, të destinuara për një Vjenë.

Sipas certifikatës të dorëzuar nga Gjendja civile e Tropojës, Admir Murataj shpallet i vdekur në datën 9 prill 2019. Kujtojmë se çështja e tij për një vjedhje tjetër të kryer në vitin 2017 kishte mbetur pezull pasi pritej përgjigja nga mjekësia ligjore që vërtetoi se ishte ai viktima e 9 prillit dhe gjendja civile e Tropojës ende nuk kishte nxjerrë asokohe certifikatën. Ashtu siç ishte njoftuar më parë, seanca për mbylljen e hetimit ndodh sot me 14 maj. / Për më shumë klikoni linqet si më poshtë./ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/rinasi-ekspertiza-dorezon-aktin-e-vdekjes-se-admir-murataj/

http://www.tiranapost.al/nuk-pushohet-ceshtja-e-admir-murataj-per-grabitjen-e-2017-mungon-cerfitikata-e-vdekjes-dhe-adn/

http://www.tiranapost.al/cfare-tha-bashkeshortja-e-admir-muratajt-para-policise/

http://www.tiranapost.al/zbardhet-autopsia-e-vrasjes-se-admir-muratajt-si-u-ekzekutua-organizatori-i-grabitjes-se-rinasit/