Aktualitet

Prapëseprapë Elvana do shkojë në Eurovizion! Ja se si...

Prapëseprapë Elvana do shkojë në Eurovizion! Ja se si...

Si ndodh zakonisht në fund të çdo konkursi, mbasi edhe pak më tepër se zakonisht, fitorja e Arilenës në Festivalin e RTSH-së pati kontestime.

Fansat e Elvanës u zhgënjyen, disa kërkuan të bënin edhe protesta, mirëpo festat e fundvitit e zbehën zhurmën. Deri në këto momente, që po flitet se me hir a me pahir Elvana do shkojë në Eurovizion. Thuhet se do përfaqësojë San Marinon, një minishtet i vogël në Itali.

Si një vend me popullsi të vogël, San Marino nuk realizon një festival për të përcaktuar këngën që do dërgojë në Eurovizion. 2019-ta ishte viti i katërt në të cilin mori pjesë dhe pikërisht në 21 janar të 2019-ës, pra si dje një vit më parë, këngëtari turk Serhat dha lajmin se ishte ai i përzgjedhuri.

[caption id="attachment_462557" align="aligncenter" width="590"] Statuset në Twitter[/caption]

Ndërkohë që këtë vit në Twitter mjafton të shkruash Elvana Gjata për të dalë statuse të shumta që sugjerojnë këngëtaren shqiptare si përfaqësuese. Është një dëshirë apo informacion që ka rrjedhur ende nuk dihet, deri në një njoftim zyrtar.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije