Politikë

Zheji e quan Këlliçin prototip të modelit Berisha: S’je ti mbi palët sepse je kandidatura e doktorit

Zheji e quan Këlliçin prototip të modelit Berisha: S’je

Debati i analistit Artur Zheji dhe kandidatit të Rithemelimit për primaret në Tiranë Belind Këlliçi në News 24.

Zheji: Siç janë zgjedhje politike për ty, për doktor Berishën, për Partinë Demokratike të Berishës që mendon që është e vetmja Parti Demokratike, mund të jenë zgjedhje politike edhe për Enkelejd Alibeajn. Që do të thotë, ai ka prioritet politik, të largojë modelin “Berisha” nga drejtimi i opozitës. E ka shumë më të rëndësishme. Dhe ti je prototipi i modelit “Berishist” në kandidimin për Tiranën.

Këlliçi: S’e kuptoj pse duhet të jem unë prototipi, kur ndërkohë...

Zheji: Sepse je kandidatura e Berishës, mendohet...

Këlliçi: Jo s’jam kandidatura. Nëse ndodh nuk do jemi kandidatura e Berishës, do të jem kandidatura e bazës së Partisë Demokratike.

Zheji: Kjo është ajo që mendon ti dhe mbështetësit e tu, por mbështetësit e Alibeajt dhe Alibeaj e mendojnë kështu, me këtë optikë. Pra ti nuk je mbi palët.