Politikë

Zgjidhja për votuesin që mund të mos mbajë mend numrin e kandidatit për deputet në fletën e votimit

Zgjidhja për votuesin që mund të mos mbajë mend numrin e

Fleta e votimit për zgjedhjet e 25 Prillit do të jetë me numra kandidatësh dhe jo me emra. Janë ngritur pyetje nëse qytetarët do mund të kujtojnë numrin e kandidatit në fletë. Por për këtë ka dhënë një sqarim për gazetarët kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi. Ai tha se nëse votuesi nuk e di numrin e kandidatit, do të ketë një fletëpalosje në dhomën ku do të votohet, që qytetari të shohë numrin e kandidatit dhe më pas të vendosë kryqin tek ai numër.

Ilirjan Celibashi:

Nëse votuesi nuk e di se cili numër korrespondon me emrin e kandidatit ta konsultojë edhe njëherë informacionin me fletëpalosjen që do jetë tek dhoma e fshehtësisë.

Ndërkaq, lidhur me printimin e fletëve të votimit dhe letrës së kompanisë ku thuhej se afati kohor deri në 22 prill për dorëzimin e fletëve dukej si mision i pamundur, Celibashi tha se fleta e votimit me numra do mundësojë përmbushjen e këtij afati.

Celibashi: Ne tani kemi komunikuar herët në mëngjes me përfaqësuesit e kompanisë dhe kemi marrë konfirmimin se me ketë fletë votimi mund t'i qëndrojnë afatit që ne kemi kërkuar, për printimin dhe sjelljen e fletëve të votimit këtu në KQZ. Procesi për printimin me transportin është më i thjeshtë, sepse kemi fletë më numra, ndaj nuk kemi asnjë lloj problemi.

Zgjidhja për votuesin që mund të mos mbajë mend numrin e

*Tiranapost.al.