Politikë

Zgjidhen anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Zgjidhen anëtarët e Këshillit të Emërimeve në

Ditën e sotme në Presidencë u hodh shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi emrat e të cileve u miratuan dhe nga Presidenti.

Përfaqësues të Gjykatës Kushtetuese në këtë organ u zgjodhën Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska si anëtare të përhershme të KED dhe Altin Binaj si anëtar zëvendësues.

Për zgjedhjen e anëtarëve nga Gjykata e Lartë morën pjesë 9 kanditaë në short, nga të cilët u zgjodhën Sokol Binaj si anëtar i përhershëm në KED dhe Sandër Simoni si anëtar zëvendësues .

Anëtarë të KED nga Prokuroria e Përgjithshme u zgjodhën Thoma Jani dhe Anila Leka ndërsa nga Gjykata e Apelit u zgjodhën 2 anëtarë të përhershëm Edlira Petri dhe Enton Dhimitri, si anëtar zëvendësues nga ky organ u zgjodh gjyqtari Ritvan Hado.

Nga Zyra e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit morën pjesë në short 12 kandidatë nga të cilët u zgjodhën si anëtarë të përhershëm Arta Marku dhe Etjen Kapo, Genti Stoja u zgjodh si anëtar zëvendësues.

Klodjana Mema u zgjodh nga Gjykata Administrative si anëtare e përhershme.