Politikë

Yuri Kim: Vetëm sepse dikush nuk është i dënuar, nuk do të thotë se nuk është i inkriminuar; Mos u habisni nëse KQZ skualifikon kandidatë

Yuri Kim: Vetëm sepse dikush nuk është i dënuar, nuk do

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim është gjendur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit ku është takuar me liderë politikë.

Pas takimeve, ajo ka komentuar shpalljen e listave dhe është shprehur se përgjithësisht partitë i kanë ndjekur rekomandimet për të kandiduar persona me integritet dhe të painkriminuar dhe ndonëse nuk ka përmendur emra e ka konkluduar këtë mendim duke thënë “jo të gjitha”. Nga ana tjetër, ajo ka përmendur tre kandidatë që u është ndaluar hyrja në SHBA dhe ka thënë se përderisa këta individë përbëjnë rrezikshmëri për Amerikën, ndoshta cënojnë dhe interesat dhe sigurinë e Shqipërisë.

Deklaratën për shtyp e ka mbyllur me një përkujtesë se blerja e votës është anti-ligjore dhe se shitja e saj përbën dorëzimin e fuqisë së vetme që ka qytetari në një demokraci.

Siç e dini kjo javë është e rëndësishme sepse partitë kanë dorëzuar listat e kandidatëve. Në të shkuarën gara në Elbasan ka qenë shumë e rëndësishme dhe mendova se kjo është një kohë e mirë për të ardhur këtu dhe për t’u takuar me udhëheqës dhe me vetë njerëzit.

SHBA-ja ka qenë shumë e qartë se çfarë presim nga kandidatët. Është esenciale për drejtuesit politikë që të marrin përgjegjësi që të sigurohen se lista e tyre përputhet me ligjin shqiptar duke marrë në konsideratë përcaktimet e SHBA-ve që nuk janë përcaktuar lehtësisht.

E di që disa persona mund të thonë që dikush nuk është dënuar. Por, kush ka “common sense” e kupton se nuk do të thotë se është i pafajshëm, por sepse drejtësia ka boshllëqe. Pra, kjo nuk ka të bëjë me SHBA nëse pëlqen ose jo dikë, por ka të bëjë me nëse DASH pas shumë përpjekjesh dhe resursesh të investuara përcakton që personi përbën kërcënim për SHBA, duhet të pyesni veten nëse do të përbente kërcënim edhe për ju, për sigurinë tuaj kombëtare.

Ka 3 persona që Sekretari i Shtetit ka përcaktuar si nën hetim. Nuk kam për të përmendur emrat, por mund t’i shihni në lista. Në lidhje me listat, pikëpamja e SHBA-ve është e qartë dhe ndoshta dhe jo-diplomatike nga ana ime.

Mendoj që partitë e kanë marrë këtë gjë në konsideratë. Jo të gjitha, por shumnica prej tyre. Tashmë është puna e KQZ që të bëjë shqyrtimin e kandidatëve. Dhe nuk duhet të habitemi nëse disa prej kandidatëve mund të skualifikohen.

Fuqia përfundimtare ama, qëndron tek votuesit dhe një përmirësim i ndjeshëm nga zgjedhjet e kaluara është fakti që votuesit do të kenë mundësinë të zgjedhin dhe kandidatët jo vetëm partinë. Kam dëgjuar se blerja e votës është problem.. për ju që tentoni të blini vota, ju po shkelni vota dhe po shisni nderin tuaj. Për ata që po shesin votën u them se vota juaj është pushteti juaj dhe mos e lejoni t’ua marrin.”- ka thënë mes të tjerash Yuri Kim nga Elbasani.

Tiranapost.al