Yuri Kim takon Ramën në Nju York: E kënaqur me drejtimin e kryeministrit në Këshillin e Sigurimit
E Enjte 21 Shtator 2023, 22:55
TiranaPost
Kryeministri Edi Rama ka takuar në Nju York ish-ambasadoren e Amerikës në Shqipëri, Yuri kim. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-ambasadorja me anë të një postimi në platformën X, ku shkruan se ndihet e kënaqur kur shikon që kryeministri Rama kryesoi debatin e Këshillit të Sigurimit mbi pushtimin e Rusisë në Ukrainë.
“E kënaqur të shoh kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në UNGA78 , ku ai kryesoi debatin e Këshillit të Sigurimit mbi pushtimin e Rusisë në Ukrainë. Ne patëm gjithashtu mundësinë të diskutonim mënyrat për të forcuar marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mbështetjen për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe bashkëpunimin tonë në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”,-shkruan Kim.