Politikë

Yuri Kim s’merret më me Berishën por pyetjes së gazetarit a ishte peshku i parë i madh i jep sqarim

Yuri Kim s’merret më me Berishën por pyetjes së gazetarit a

Ambasadorja amerikane Yuri Kim nga Vlora për stërvitjen e madhe ushtarake Defender Europe u pyet mbi zhvillimet e fundit në vend, shpalljen nga DASH të Sali Berishës non grata, që i ndalon familjarisht hyrjen në SHBA. Yuri Kim nuk u mor me Berishën, ku tha se nuk shton asgjë nga deklarata e sekretarit amerikan të Shtetit, por pyetjes së gazetarit nëse Berisha është peshku i parë i madh, ajo u përgjigj:

'Mesazhi është ky; Shqipëria po ndryshon, është anëtare e NATO, do jetë anëtare e BE, është aleate dhe mike e SHBA-ve. Shteti ligjor duhet të prevalojë, mbizotërojë. Shqipëria duhet të jetë një vend i pastër dhe i pasur. Për të arritur aty ku askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Kështu që ditët e pandëshkueshmërisë të shkojnë në fund, të gjithë duhet të punojmë. Ky nuk është një projekt i SHBA-ve dhe projekti juaj por është i përbashkët. Dy popujt tanë që së bashku mund ta bëjmë'.

----

Yuri Kim: Mendoj që si ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri duhet më shumë zhvillim ekonomik për vendin se Shqipëria është një vend i shkëlqyer ,por kjo është diçka që duhet të punojmë bashkë, unë kam pjesën time dhe ju punën tuaj. Kjo lidhet me demokracinë dhe shtetin ligjor, e keni parë dy ditët e fundit, e keni parë dje, ka pasur zhvillime të rëndësishme. Zhvillime që duhet të vazhdojnë.

-Roli juaj në shpalljen e Sali Berishës non grata nga DASH?

Yuri Kim: Mendoj se nuk kam asgjë tjetër për të shtuar përveç asaj që ka thënë sekretari i shtetit.

-Berisha ka ngritur padi ndaj Antony Blinken për shpifje

Yuri Kim: Nuk ia kam idenë se çfarë po flisni

-A është Berisha i pari nga peshqit e mëdhenj?

Yuri Kim: Mesazhi është ky: Shqipëria po ndryshon, është anëtare e NATO, do jetë anëtare e BE, është aleate dhe mike e SHBA-ve. Shteti ligjor duhet të prevalojë, mbizotërojë. Shqipëria duhet të jetë një vend i pastër dhe i pasur. Për të arritur aty ku askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Kështu që ditët e pandëshkueshmërisë të shkojnë në fund, të gjithë duhet të punojmë. Ky nuk është një projekt i SHBA-ve dhe projekti juaj por është i përbashkët. Dy popujt tanë që së bashku mund ta bëjmë.

*Tiranapost.al.