Politikë

Yuri Kim-magjistratëve: Ju sfidoj të jeni të guximshëm në bërjen e ndryshimeve

Yuri Kim-magjistratëve: Ju sfidoj të jeni të guximshëm

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, në aktivitetin e zhvilluar në 25-vjetorin e krijimit të Shkollës së Magjistraturës, kërkoi nga magjistratët e rinj të tregojnë guxim në bërjen e ndryshimeve.

”Ju sfidoj të jeni të guximshëm në bërjen e ndryshimeve. Ndërsa Shqipëria ndërmerr Reformat në sektorin e drejtësisë, këto duhet të ketë sukses për të mirën e të gjithë shqiptarëve dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Puna e shkollës së Magjistraturës kërkon shumë përpjekje. Ju uroj ju të diplomuar , ndërsa zgjohem në mëngjes përpiqem ti kujtoj vetes përse jam në këtë punë dhe shpresoj që edhe ju të shiheni çdo mëngjes në pasqyrë dhe ti thoni vetes.

Unë do të jem pjesë e arsyes që populli im të ketë shpresë dhe do të jem pjesë e një Shqipërie më të mirë se tani. Kurrë mos u dorëzoni, SHBA do të mbështesë Shqipërinë”, tha Yuri Kim