Von der Leyen rikandidon për mandat të ri: Do të mbështes integrimin e Ballkanit Perëndimor
Presidentja aktuale e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të cilës i skadon mandati në fund të vitit, do të rikandidojë për një mandat të ri pesëvjeçar.
Presidentja e KE-së ka premtuar se, nëse fiton edhe një mandat, do të vazhdojë punën në shumë fusha në të cilat ka punuar edhe në mandatin e tashëm, përfshirë edhe në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe në asistencën financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Gjithmonë kam qenë mbështetëse e fuqishme e zgjerimit të BE-së. Por, në të njëjtën kohë, kam shtuar qartë se ky do të mbetet proces i bazuar në meritat individuale”, ka thënë Von der Leyen më 21 shkurt.
“Mbetem e përkushtuar ndaj këtij parimi, por jam, po ashtu, e lumtur se vendet e Ballkanit Perëndimor, e po ashtu edhe Ukraina, Moldavia, po bëjnë gjithçka që po munden për t’i kryer reformat e nevojshme dhe për të lëvizur drejt Bashkimit Evropian”, ka shtuar ajo.
Zgjedhjet evropiane në 27 vende anëtare zhvillohen nga 6 deri më 9 qershor 2024.