Vijon saga për zgjedhjen e presidentit/ Në tre raundet e para propozimet do të jenë vetëm nga opozita

E Mërkurë 18 Maj 2022, 12:08
TiranaPost
Vazhdon saga për zgjedhjen e presidentit të ri pas djegies së raundit të parë. Ditën e sotme mazhoranca ka rënë dakord me draftin e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, që në tre raundet e para, ekskluzivitetin për të propozuar kandidatë do ta ketë vetëm opozita dhe më pas në të katërtin e të pestin mazhoranca mund të shohë nëse do që të bëjë propozime.
Taulant Balla u shpreh se kishin arritur në një marrëveshje dhe se deri në raundin e tretë, propozimet do të jenë vetëm të opozitës.
Kujtojmë se raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit do të jetë në datë 23 maj ora 18:00. Vendimi u mor në mbledhjen e djeshme të Konferencës së Kryetarëve.