Politikë

Vijon numërimi në Kukës, deri tani kryeson Halilaj i PS-së

Vijon numërimi në Kukës, deri tani kryeson Halilaj i PS-së

Ka vijuar përgjatë natës dhe ende vijon numërimi i votave për kreun e ri të Bashkisë së Kukësit. Nga 74 kuti janë numëruar deri tani 52.

Në garë për kreun e bashkisë Kukës janë Albert Halilaj i propozuar nga Partia Socialiste dhe Emri Vata, kandidat i propozuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Deri tani kryeson kandidati i Partisë Socialiste.

Emri Vata ka marrë 5244 vota ndërsa Albert Halilaj 8886 vota.