Video, Rama shpallet Qytetar Nderi në qytetin kalabrez të arbëreshëve

E Diel 4 Qershor 2023, 14:25
TiranaPost

Kryeministri Edi Rama, i cili po vijon sot, ditën e dytë të vizitës së tij në Kalabri, u nderua me titullin Qytetar Nderi i qytetit me numër të madh arbëreshësh, Vaccarizzo Albanese.
Rama u prit në një ceremoni të posaçme mirëseardhjeje nga kryetari i Bashkisë, Antonio Pomillo, i cili i dorëzoi titullin.
“Është një gjest solemn që tregon lidhjen e thellë me komunitetin arbëresh,” u shpreh Pomillo.
“I falënderoj të gjithë për këtë pritje shumë të ngrohtë, e cila sinqerisht na bën të ndihemi si në shtëpinë tonë,” u shpreh Rama.
Më pas Kryeministri, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda vizituan Muzeun e Kostumeve Arbëreshe, ku janë të ekspozuara edhe veshje tradicionale shqiptare si, xhubleta, veshje të Zadrimës, Vlorës, etj..