Politikë

Video/ Në 25 prill zgjedh qytetari apo kryetari? Përgjigjjia e paqartë e Sekretarit të PD, Gazmend Bardhit

Video/ Në 25 prill zgjedh qytetari apo kryetari? Përgjigjjia e

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi dhe kryeredaktori i gazetës DITA, Adrian Thano kanë debatuar në studion e Ilva Now në Euronews Albania, lidhur me 25 prillin.

Bardhi thotë se në 25 prill zgjedh qytetari, por Thano merr një shembull të thjeshtë.

Kemi një kandidat që merr 5 mijë vota nga qytetari dhe një tjetër që merr vetëm 5, por ky i fundit është renditur sipër në “zonën e gjelbër” të kryetarit. Kush hyn në Parlament?

Më poshtë përgjigja e zyrtarit të lartë të PD.

Sipas nenit 163 te Kodit të ri Zgjedhor, përfitojnë mandat kandidatet me numër votash sa mesatarja qe i takon 1 deputeti nga ai subjekt, por mjaftojnë 10 mije vota. (zakonisht mesatarja është me e madhe se 10 mije). Kandidati qe merr sa mesatarja ose 10 mije vota zëvendëson kandidatin e fundit në renditjen e kryetarit.

Nëse asnjeri prej kandidateve te listës nuk e arrin kete kuote, – pra ose mesataren nëse është me e vogël se 10 mije vota, ose 10 mije vota kur mesatarja eshte më e madhe, – atëherë shpërndarja e mandateve behet sipas numrit rendor te listes, pra sipas renditjes së kryetarit të partisë.

Edhe sikur deputeti më i fundit në renditjen e kryetarit te kete marre qofte edhe 1 vote, pra vetëm votën e tij, ai zgjidhet deputet përpara atij qe ka marrë 9999 vota nga votuesit.

Sa është e mundur qe një kandidat te marre 10 mije vota preferenciale?!

Praktikisht është e pamundur, pasi votuesit i është lene ne dore vetëm 1 vote preferenciale! Është e pamundur qe brenda 1 partie te orientohen 10 mije vota tek një kandidat.

Pra sistemi në 25 prill mbetet i mbyllur dhe prapë zgjedh kryetari. Shpërndarja e mandateve behet sipas listës se kryetarit.

*Marrë nga Lexo.al